Aplikacion
Deputeti Flamur Noka, ka folur në lidhje me temën që krijoi konflikt në seancën e fundit plenare në Kuvend, në lidhje me përfshirjen ose të Sali Berishës si deputet i Partisë Demokratike.
Noka u shpreh se mos përfshirja e tij shkel Kushtetutën dhe Rregulloren e PD. Duke folur në lidhje me kërkesën e PS për marrjen e masave disiplinore mbi 5 deputetë të opozitës, tha se masat mund të merren, por “ne do ta çojmë para drejtësisë Lindën e Parlamentit”.
Pjesë nga fjala e Nokës:
“Kush është Linda e Parlamentit që cakton kush do të jetë deputet i PD e kush jo.
Kushtetuta përcakton që deputetë janë ata që dalin nga zgjedhjet në listën e asaj force politike dhe deputetët sipas Rregullores përkatësinë partiake e bëjnë me vete deklarim. Kush është kjo zonjë që paska tagër mbi Kushtetutën e na thotë PD nuk mund të jetë deputet i PD?
Ka dalë si deputet i PD në zgjedhjet prillit dhe më datë 10 shtator ka dorëzuar formularin e vetëdeklarimit si deputet i PD. Kjo zonjë flet jo vetëm në emrin tuaj por edhe në emër të opozitës dhe PD. Kjo ndodh vetëm në një narkoregjim si ky që keni krijuar sot.
Me këto sjellje, Linda e parlamentit tregon armiqësi ndaj opozitës, sepse ne jemi përfaqësues të popullit opozitar në atë sallë. Në Europë po fryn era djathtas. Harrojeni të keni më shansin që do flisni në emër të ligjit kur jeni anti-ligj. Merrni masa por ne do ta çojmë para drejtësisë Lindën e Parlamentit”. /ZOOM.AL/
Një mburojë e lartë raketore izraelite po “shkon” drejt Evropës, ku kërcënimi rus rritet