zoom

Bota

Zgjedhjet për Parlamentin Evropian, e djathta ekstreme në Holandë fiton, por s’merr dot shumicën

Vazhdojnë të mbahen në 27 vende të BE-së zgjedhjet për Parlamentin Europian dhe supriza e parë vjen nga Holanda.

Teksa dalin edhe sondazhet e para për Holandën, ku u mbajt votimi i parë e që tregojnë se e djathta ekstreme ka pasur rritje, por nuk ka arritur të fitojë shumicën e ulëseve që i takojnë në Parlamentin Europian.

Ndërsa sot pritet që të votohet në vende si Irlanda e Çekia, nesër votohet në Maltë dhe në Sllovaki, ndërsa të dielën do votohet në shumicën dërrmuese të vendeve të BE-së. Të hënën pritet të shihet edhe rezultati i zgjedhjeve.

Blloku i laburistëve me Të Gjelbërit kanë fituar 8 vende, ndërsa e djathta ekstreme ka fituar 7, së paku sipas sondazheve. Me këtë rezultat ka një shpresë për të majtët holandezë. Për sondazhet, marzhi i gabimit është i vogël.

“Uilders, që është politikan i së djathtës së Holandës nuk ka mundur të fitojë. Sot është hapur votimi në Irlandë. Çekia hap votimin në 2 të drekës. Është Malta e Sllovakia të shtunën ku do mbahen zgjedhje dhe të dielën janë vendet e tjera të BE-së. Të hënën do të shikohet sesi do të ndahen 705 ulëset në Parlamentin Europian. E djathta ekstreme shihet si një lloj rreziku edhe për vetë BE-në”, raportuan mediat. /ZOOM.AL/