Aplikacion
“Në ndeshje të tilla është e rëndësishme që lojtarët t’i kenë idetë e qarta. Sa më të qartë të jenë aq më pak nervoz do të jenë. Është e sigurt se në këtë ndeshje do të provojmë emocione të forta, shqetësime, por dhe frikë. Ekipi im ka treguar gjatë këtij sezoni dy gjëra shumë të rëndësishme për t’i bërë gjërat mirë, cilësi dhe sakrificë”, tha ai.
Teksa shtoi edhe për rrezikun e kundërshtarit, por edhe finaleve të tilla.
“Një finale Champions League është ndeshja më e rëndësishme, por dhe më e rrezikshmja. Në të tilla ndeshje, gjëja më e rëndësishme është të fitosh, por më pas vjen dhe frika për të humbur. Të arrish deri në finale është një gjë e vështirë, shumë e vështirë, kur je kaq pranë është normale të kesh frikë për të mos humbur. Champions për mua dhe për Realin nuk është një fiksim, por të firojmë është gjëja më e rëndësishme”, u shpreh Ancelotti në konferencë për shtyp. /ZOOM.AL/
Një vit nga vrasja e Liridona Ademajt! Çfarë dihet për krimin makabër, autorët ende pa aktakuzë