Aplikacion
Ditën e sotme, në seancë gjyqësore, në shkallën e dytë të gjyqësorit nuk ishte i pranishëm Beleri, i cili ndodhet në burg për blerje votash, i dënuar me 2 vite nga shkalla e parë, ndërsa kishte plotësuar një deklaratë se nuk dëshironte që të ishte në seancë.
Gjithashtu theksonte se nuk kishte zgjedhur ende një avokat.
Ndërkohë, në seancë ishte i pandehuri Pandeli Kokaveshi, i cili po ashtu nuk e ka zgjedhur ende një avokat. Në këto kushte, gjykata ka caktuar avokat kryesisht Pranvera Docin për Belerin, ndërsa Kokaveshit i jepet koha për ta zgjedhur avokatin, por paraprakisht është caktuar Arben Peco. /ZOOM.AL/