Aplikacion
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë se kishin shënjestruar dy liderë të lartë të Hamasit në një nga kampet.
Sulmi erdhi disa orë pasi Hamasi lëshoi tetë raketa nga Rafah drejt Tel Avivit, sulmet e para me rreze të gjatë në qytet që nga janari.
Në një deklaratë të lëshuar pas shpërthimit brenda Gazës, IDF tha se kishte “eliminuar” dy figura të larta të Hamasit – Yassin Rabia dhe Khaled Nagar – në një sulm “të saktë” ajror “në veri-perëndim të Rafahut”.
IDF u shpreh se se kishte shënjestruar militantët e Hamasit me armë precize.
Autoritetet e drejtuara nga Hamasi deklaruan se 35 njerëz u vranë dhe dhjetëra u plagosën në një kamp për palestinezët e zhvendosur në veri-perëndim të Rafahut, larg operacioneve të fundit ushtarake në një zonë të sigurt humanitare.