Aplikacion
Prej 3 ditësh 60-vjeçari me iniciale V. U., nuk përgjigjej në telefon.
Kur policia ka shkuar në adresën e dhënë ka konstatuar se dera e jashtme e banesës ishte e mbyllur.
Efektivët kanë hapur me forcë derën e banesës, ku kanë gjetur pa shenja jete shtetasin rus. Ndërkohë po punohet për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.
Njoftimi i policisë:
Kavajë/Informacion paraprak
Rreth orës 22:00, Policia e Kavajës është njoftuar se shtetasi rus V. U., rreth 66 vjeç, i cili jetonte në katin e tretë të një pallati në Golem të Kavajës, nuk përgjigjej prej disa ditësh në telefon.
Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë dhe kanë konstatuar se dera e jashtme e banesës ishte e mbyllur. Shërbimet e Policisë kanë hapur me forcë derën e banesës, ku kanë gjetur pa shenja jete shtetasin V. U.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili nën drejtimin e Prokurorit po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentin ligjor të shkakut të humbjes së jetës të 66-vjeçarit.
Berisha: Salianji sot, i vetmi në Europë i burgosur, se denoncoi vëllain trafikant të Fatmir Xhafa