Aplikacion
Ekipi i Gvozdenovic realizoi 3 herë në pjesën e parë me Nikaj, Lico dhe Rashica, duke e kthyer në mision të pamundur përmbysjen shkodrane. Vllaznia ngushtoi shifrat me Malën falë një penalltie në pjesën e parë, ndërsa u fut në lojë në fundin e sfidës me golin e Balaj.
Të besuarit e Brdaric mbetën me një lojtar më pak, pas daljes me karton të kuq të Stojanovic.
Sa i takon skuadrës që shkon në Europë, do të jetë Vllaznia që do të jetë në Conference League, pasi Skënderbeu vijon të jetë i dënuar. /ZOOM.AL/