Aplikacion
Në mbledhje është debatuar për mënyrën e hartimit të dokumentit të analizës së humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit.
Sipas drejtuesve politikë, dokumenti i paraqitur nuk pasqyron realitetin.
Edmond Spaho është shprehur i pakënaqur me analizën përfundimtare për qarkun që ai përfaqësonte. Sipas tij, ai e arriti objektivin, duke marrë 5 mandate.
Ndërsa Edi Paloka u shpreh se ai dokument duhet ndryshuar.
Nga ana e tij, Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi ka deklaruar se metodologjia e analizës nuk është bërë nga ai, por është bërë sipas një plani nga konsulentët.
PJESE NGA DEBATI NE KRYESIN E PD
Edi Paloka: Ky dokument nuk është realist. Nuk pasqyron ate qe drejtuesit politik kane shkruar ne raportet e tyre. Duhet ndryshuar dokumenti, nuk mund ta miratojmë në këtë mënyre si është hartuar
Edmond Spaho: Aty në raport z.Bardhi thua qe Korça nuk ka dalë brenda pritshmërive? Si e shpjegon? Unë kam bërë tjetër analizë. Kam marrë rezultatin më të mirë. Kam pasur objektiv 5 mandate kam fituar 5 mandate
Gazment Bardhi: Metodologjia e analizës nuk është bërë nga unë, por është bërë sipas një plani të bërë nga konsulentët. Mbi bazën e asaj metodologjie është bere analiza.
Paralajmërohet publikimi i dosjes “bombë”: Politikanë të lartë dalin te “Toyota Yaris”