Aplikacion
SPAK zbërthen në mënyrë të detajuar gjetjet e aksionit më të madh të ndërmjarrë ndonjëherë nga Prokuroria e Posaçme. Janë 50 urdhër-arreste për personazhe të krimit të organizuar, por mes tyre ka edhe figura që dikur i përkisnin jetës politike.
Njoftimi i SPAK tregon skenarët dhe aleancat mes grupeve kriminale për të goditur rivalët.
Grupi i Ervis Martinajt kishte lidhur aleancë me grupin e Arben Ndokës (ish-deputet i PS), në kërkim dhe që besohet së ndodhet i arratisur në Dubai. Ish-bosi i lojërave të fatit, i zhdukur prej di vitesh mistershëm dhe që kishte bërë shumë armiq, kërkonte të vriste Fatmir Hysenin (Doqen) nga Vlora, pasi ky i fundit akuzohej për atentatin që i mori jetën Santiago Malkos në ish-Kinostudio, i cili konsiderohej si krahu i djathtë i Martinajt.
Grupit të Ervis Martinajt i janë bashkuar edhe njerëzit e Emiljano Shullazit edhe pse ky i fundit ndodhet prapa hekurave i dënuar me 15 vjet burg. Mirëpo, ish-bosi i lojërave të fatit, Ervis Martinaj që rezulton i zhdukur prej datës 8 gusht 2022 nuk ndalej me kaq. Ai ka kërkuar bashkëpunimin e grupeve të tjera për të eliminuar Durim Bamin, një tjetër person me të shkuar të errët dhe i dyshuar për disa ngjarje kriminale.
Ervis Martinajt për të realizuar qëllimet e tij i është bashkuar edhe Aldo Avdylaj, vëllai i Astrit e Altin Avdylaj. Nga ana tjetër, Edison Reçi kishte urdhëruar ekzekutimin e shtetasit Preng Gjini.
Gjithashtu, SPAK njofton se është zbardhur vrasja e Shkëlzen Kastratit, 41 vjeç, në Fier, ngjarje kjo e ndodhur në shkurt 2021. SPAK thotë se ka identifikuar vrasësit e 41-vjeçarit. /ZOOM.AL/
Një mburojë e lartë raketore izraelite po “shkon” drejt Evropës, ku kërcënimi rus rritet