Aplikacion
I dyshuari po trafikonte sasinë me 1.2 kg lëndë narkotike cannabis sativa, me qëllim shitjen. Në pranga ranë dhe 2 blerësit që prisnin automjetin me lëndë narkotike, në fshatin Qarr. Gjatë kontrolleve, në banesën e njërit prej blerësve u gjetën 179 doza cannabisi.
“Sekuestrohen 1.2 kg lëndë narkotike cannabis sativa, dhe 179 doza lënde narkotike në banesën e njërit prej të arrestuarve, 2 automjete dhe 4 celularë. Si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, në vijim të megaoperacionin policor antidrogë, të koduar “Tempulli”, Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Forca e Posaçme Operacionale e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve e DVP Vlorë, finalizuan operacionin policor të koduar “Transportuesi”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Si rezultat i operacionit u vunë në pranga shtetasi K. K., 28 vjeç, banues në Memaliaj dhe shtetasit A. Gj., 56 vjeç dhe B. R., 27 vjeç, të dy banues në Fier.
“Në aksin rrugor “Levan-Qarr”, në automjetin që drejtonte 28-vjeçari, u gjetën 1.2 kg lëndë narkotike cannabis sativa, e cila nga hetimet rezultoi se do t’i shitej shtetasve A. Gj. dhe B. R.. Në vijim të veprimeve procedurale për rastin u kryen kontrolle në banesat e të arrestuarve dhe si rezultat, në banesën e 56-vjeçarit, u gjetën 179 doza cannabisi”, sqaroi policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. /ZOOM.AL/