Aplikacion
Mawlawi Abdul Hai Zaeem, zyrtar për informim në provincën qendrore Gor, i ka thënë agjencisë së lajmeve “Reuters”, se nuk dihet se persona janë të lënduar pas përkeqësimit të situatës prej të premtes, që ka rezultuar me bllokim të disa rrugëve.
Zaeem ka thënë se 2.000 shtëpi janë shkatërruar plotësisht, 4.000 pjesërisht dhe më shumë se 2.000 dyqane janë nën ujë në kryeqytetin e provincës Gor, Feroz-Koh. Javën e kaluar, vërshimet tjera të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm kanë shkatërruar fshatra në veri të Afganistanit, duke vrarë 315 persona dhe duke plagosur më shumë se 1.600 të tjerë, kanë thënë autoritetet afgane.
Të mërkurën, një helikopter i përdorur prej forcës ajrore afgane është rrëzuar për “arsye teknike” gjatë tentimeve për gjetje të trupave të viktimave. Afganistani është zonë e ndjeshme ndaj katastrofave natyrore derisa Kombet e Bashkuara e konsiderojnë atë si një prej vendeve më të cenueshme ndaj ndryshimeve klimatike.
Ky vend është përballur me zvogëlim të shkallës së ndihmave prej vitit 2021, kur janë larguar forcat e huaja dhe pushtetin e kanë marrë talibanët. Situata është përkeqësuar edhe më shumë në periudhën pasuese, pasi qeveritë e huaja e kritikojnë vazhdimisht nën udhëheqjen e talibanëve për shtypjen e të drejtave të grave. /ZOOM.AL/
Për herë të parë/ Rama reagon për rastin kur u përdor nga Artan Hoxha në emisionin Opinion