zoom

Art & Kulturë

Zvicra fiton Eurovizionin, këngëtari thyen trofeun

“Eurovision 2024” këtë vit mban emrin e Zvicrës.

Këngëtari 25-vjeçar Nemo ia arriti që me këngën e tij “The Code” të rrëmbejë trofeun, mes 25 finalistëve.

Fitorja e emocionoi Nemon dhe teksa festonte, trofeu i ra në parket dhe u thye.

Njësoj siç ka nevojë për riparime trofeu, sipas tij duhet riparuar edhe Eurovizioni.

“Kam arritur sukses dhe kam thyer kodin (Kodin, si kënga e tij) duke valëvitur flamurin tim jo-binar në event, ndërkohë që Eurovisioni më kishte ndaluar ta bëja këtë. Gjithashtu, kam thyer trofeun, por kjo mund të riparohet. Ndoshta edhe Eurovisioni ka nevojë për… riparime herë pas here”, është shprehur ai.

Me këngën e tij “The Code”, Nemo përshkruan rrugëtimin e tij të identitetit gjinor.