zoom

Aktualitet

FOTOT/ Momenti kur Edi Rama mbërrin në Athinë. E shoqërojnë Linda, ministra dhe këngëtarë

Kryeministri Edi Rama zbriti në aeroportin e Athinës pak minuta pas orës 11:00 të kësaj të diele.

Rama është fotografuar teksa zbriste nga avioni, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama.

Së bashku me ta, në aeroport mbërritën edhe ministra, deputetë e gazetarë që do të ndjekin takimin e kryeministrit.

Sipas informacioneve Edi Rama shoqërohet nga 150 persona.

Pasi zbritën në aeroport, ata janë drejtuar te stadiumi “Galatsi”, ku Rama do të flasë me emigrantët shqiptarë për të shpalosur vizionin Shqipëria 2030.

Para fjalimit të Ramës, në skenë do të performojnë këngëtarët Noizy, Era Rusi dhe Ylli Baka.

Rama do të largohet nga Athina rreth orës 19:00.