zoom

Lajme

Vokshi: PS po bllokon hetimin për 200 mln euro koncesione. Të përfshirë Beqaj, Manastirliu e Nushi!

Kryetarja e Komisionit Hetimor Parlamentar për koncesionet në Shëndetësi, Albana Vokshi, akuzoi mazhorancën se po tenton të fshehë transparencën për 200 mln euro koncesione të firmosura nga ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe pasardhësja e tij, Ogerta Manastirliu.

Gjatë një deklarate për mediat sot, Vokshi tha se socialistët po përjashtojnë opozitën, duke shmangur mbledhjet e komisionit për miratimin e rendit të ditës. Sipas saj, anëtarët e mazhorancës kanë firmosur një dokument ku përmes firmave pretendojnë se kanë votuar për caktimin e rendit të ditës së Komisionit Hetimor.

Sipas vendimit që kanë marrë socialistët me firmat e tyre, ata do të vizitojnë institucionet zbatuese të kontratave që janë objekte hetimore të komisioniit parlamentar. Vokshi tha se një lëvizje e tillë nga ana e mazhorancës është cenim i rëndë i procedurave parlamentare.

Deklarata e Vokshit:

“Aktualisht, Partia Socialiste ka bllokuar çdo veprim normal në komisionin hetimor për koncesionet në shëndetësi. Jam sot këtu për t’ju njohur me një akt të ri të deputetëve të Edi Ramës, që turpëron Parlamentin dhe tallet me qytetarët shqiptarë, që përplasen dyerve të spitaleve publike, pa marrë shërbimin e duhur dhe duke shpenzuar qindra mijëra, shpesh edhe miliona lekë në ditë për t’u kuruar në spitale private.  Në një akt të paprecedentë, anëtarët socialistë të komisionit hetimor, kanë vendosur se opozita nuk i duhet më komisionit dhe rolin e kryetarit që thërret mbledhjet dhe drejton punën e komisionit, e kanë zëvendësuar, duke shpikur votimin me firma.

Sipas kësaj procedure antiligjore, që rrëzon shtyllën kryesore të hetimit parlamentar, drejtimin e tij nga kërkuesi, pra nga ne si opozitë, socialistët kanë vendosur dje, në mënyrë të njëanshme dhe të paligjshme, pa na vënë në dijeni, të kryejë vizita në institucionet zbatuese të kontratave objekt hetimi. Pra, do të harxhojnë paratë e shqiptarëve për të shkuar në spitale apo qendra shëndetësore, në një tur propagandistik, për të na thënë se sa të lumtur janë shqiptarët që paguajnë 80 e ca mijë për një set sterilizimi, që duhet tëkushtonte shumë më pak, dhe sesa mirë ndihen gratë nga chek up-i, kur u vjen përgjigja fiktive se vuajnë nga prostata”, tha ajo.

“Nuk kishim ndonjë dilemë se do të ndodhte mrekullia, kur ramë dakord për t’u bërë pjesë e komisioneve hetimore parlamentare. E dimë që vullneti i Edi Ramës është për ta penguar hetimin parlamentar, veçanërisht të koncesioneve të shëndetësisë, të cilat kapin vlerën e 200 milionë euro dhe ku janë të përfshirë direkt miku i tij i ngushtë Ilir Beqaj, besnikja e tij partiake Ogerta Manastirliu dhe financuesja zyrtare e Partisë Socialiste, Vilma Nushi.

Në këto 11 vite nuk ka një rast të vetëm që Edi Rama t’i ketë qendruar deri në fund një marrëveshje politike. Nuk ka asnjë rast, që ligji të ketë triumfuar mbi interesin personal të kryeministrit. Në 11 vite qeverisje të tij të gjitha institucionet, përfshirë parlamentin, janë trajtuar si shtojca në shërbim të pushtetit personal të Edi Ramës.

Nuk kishim ndonjë dilemë se do të ndodhte mrekullia, kur ramë dakord për t’u bërë pjesë e komisioneve hetimore parlamentare. E dimë që vullneti i Edi Ramës është për ta penguar hetimin parlamentar, veçanërisht të koncesioneve të shëndetësisë, të cilat kapin vlerën e 200 milionë euro dhe ku janë të përfshirë direkt miku i tij i ngushtë Ilir Beqaj, besnikja e tij partiake Ogerta Manastirliu dhe financuesja zyrtare e Partisë Socialiste, Vilma Nushi.

Sipas kësaj procedure antiligjore, që rrëzon shtyllën kryesore të hetimit parlamentar, drejtimin e tij nga kërkuesi, pra nga ne si opozitë, socialistët kanë vendosur dje, në mënyrë të njëanshme dhe të paligjshme, pa na vënë në dijeni, të kryejë vizita në institucionet zbatuese të kontratave objekt hetimi.

Pra, do të harxhojnë paratë e shqiptarëve për të shkuar në spitale apo qendra shëndetësore, në një tur propagandistik, për të na thënë se sa të lumtur janë shqiptarët që paguajnë 80 e ca mijë për një set sterilizimi, që duhet tëkushtonte shumë më pak, dhe sesa mirë ndihen gratë nga chek up-i, kur u vjen përgjigja fiktive se vuajnë nga prostata.

Por përveçse qesharakë, me këtë plan këta i kanë vënë minat procedurave parlamentare.

• Nuk ka një plan paraprak hetimor të miratuar nga Komisioni Hetimor

• Nuk ka asnjë shkresë mbledhje ku është paraqitur nga ekspertët e të dy palëve plani hetimor përfundimtar për miratim, siç përcakton edhe ligji që bënë vetë.

• Nuk ka asnjë plan aktivitetesh apo vizitash të diskutuar apo miratuar nga komisioni

• Nuk ka asnjë shkresë kërkesë për informacion të miratuar nga komisioni hetimor

Çdo akt i njënashëm, që do të ndërmerret nga anëtarët socialistë për të bërë propagandën e shëntuar të qeverisë, do të ketë pasoja. Si kryetare e komisionit, do ta konsideroj një plan të tillë të paligjshëm, që angazhon shpenzime financiare nga Kuvendi, një dëm ekonomik dhe do të kallëzoj penalisht cilindo që bëhet pjesë e këtij abuzimi financiar.

Gjithçka që po ndodh këto 2 muaj me bllokimin e komisionit për koncesionet në shëndetësi ka vetëm një qëllim: që Edi Rama të mos japë dëshminë e tij para komisionit hetimor. Edhe tek komisioni i TIMS-it, kushtëzuan gjithçka me heqjen e Edi Ramës nga lista e dëshmitarëve.

Ne e dimë se Edi Rama ka frikë nga hetimi parlamentar, prandaj e bllokon!

U bëj thirrje deputetëve të PS të ngrihen mbi interesin personal të kryeministrit të tyre dhe të mbrojnë interesin publik. Të vendosim një normalitet në komision. Të respektohet ligji! Të lejohet transparenca për 200 milionë euro koncesione.

Për këtë arsye, kam thirrur të hënën mbledhjen e kryesisë së komisionit, në orën 12.00, për të vendosur bashkë me nënkryetarin socialist dhe sekretarin si do të ecim përpara. Dhe po të hënën, kam thirrur mbledhjen e komisionit në orën 13.00 me 2 kerkesa në rendin e ditës:

Të miratojmë kërkesat për informacion. T’u japim kohë ekspertëve për hartimin e një plani të përbashkët hetimor. Si pjesë e opozitës, jemi të vendosur për të bërë transparencë për një nga aferat më korruptive të qeverisë së Edi Ramës. Pengesat artificiale në komisionin hetimor nuk kanë për të na penguar. Kush ka marrë pjesë në krimin e vjedhjes së shëndetit të shqiptarëve, nuk duhet të flerë i qetë! Çdo qindarkë e vjedhur duhet t’u kthehet shqiptarëve!”. /ZOOM.AL/