Aplikacion
Ndonëse organizata nuk e ka përcaktuar se çfarë saktësisht ka ndodhur në lidhje me ngjarjen, për të cilën akuzohet artisti, ka bërë me dije përjashtimin e tij. Në njoftim thuhet se ka një “sjellje të papërshtatshme ndaj një anëtari të produksionit”.
Bëhet me dije se Klein ka goditur një pjesëtar të ekipit izraelit, që ka bërë një koment mosrespektues për vdekjen e babait të tij. Megjithatë as kjo akoma nuk është konfirmuar.
Ndaj Just Klein tashmë ka edhe një kallëzim, teksa ai është marrë në pyetje edhe nga policia. Gjithashtu mësohet nga mediat e huaja se është marrë në pyetje edhe personi që e denoncoi, edhe dëshmitarët. /ZOOM.AL/