Aplikacion
Burime zyrtare njoftuan se një 67-vjeçar është prangosur nga oficerët, i akuzuar nga policia se ka kërcënuar për çështje pronësie nipin e tij me armë, duke tentuar ta vrasë. Falë ndërhyrjes së policisë, u bë e mundur arrestimi i të dyshuarit Pjetër Nika.
“Ndërhyrja në kohë e Policisë, parandaloi përshkallëzimin e një konflikti me armë zjarri mes xhaxhait dhe nipit. Policia sekuestron një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak. Vihet në pranga 67-vjeçarit Pjeter Nika që kërcënoi nipin e tij, me armë zjarri, për motive pronësie. Me marrjen e njoftimit për një konflikt në fshatin Mërqi, ku shtetasi P.N., kanoste me armë zjarri nipin e tij shtetasin F.N, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë dhe të Forcës “Shqiponja” kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Falë ndërhyrjes në kohë është parandaluar përshkallëzimi i konfliktit dhe është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë me municion luftarak, që dyshohet se e posedonte 67-vjeçari Nika, banues në Merqi. Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi u gjet edhe një sasi municioni luftarak.
“Në përfundim te veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhe bënë arrestimin ne flagrancë të shtetasit P. N., për veprat penale kKanosja” dhe “prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme”, theksoi policia vendore. /ZOOM.AL/