Aplikacion
Policia vendore njoftoi zyrtarisht se ka ndodhur plagosja me armë të ftohtë e një të moshuari dhe autore e dyshuar është vajza e tij. Krimi erdhi pas një konflikti të radhës në familje.
Mësohet se një shtetase 49-vjeçare ka përfunduar pas hekurave, pasi akuzohet se plagosi me thikë babain e saj. Ky i fundit, i moshës rreth 70 vjeç, ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën dhe po trajtohet intensivisht në terapi nga mjekët.
“Shërbimet e policisë arrestuan shtetasen A. S., 49 vjeçe, banuese në fshatin Ferras, pasi për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), babanë e saj, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, sqaroi policia.
Por nuk u dhanë detaje të hollësishme për ngjarjen e rëndë, teksa po heton edhe Prokuroria vendore. /ZOOM.AL/