zoom

Aktualitet

Gazetari Çollaku: Ja gazeta greke, që boton vendimin për gjyqtaren Irena Gjoka, qokëbërësen e…

Çështja e gjyqtares Irena Gjoka, e cila ka edhe dosjen e ish-kryeministrit Sali Berisha, duke i dhënë masën “arrest shtëpie” prej disa muajsh, ka shkaktuar tym polemikash prej vitit të kaluar në vendin tonë.

Së fundmi ishte edhe media greke që publikoi disa detaje dhe fakte rreth të kaluarës misterioze të magjistrates, përfshi edhe një çështje të hetuar shumë vite më parë.

Sot ishte gazetari Basir Çollaku që e preku këtë temë me një postim në profilin e tij të rrjetit social Facebook. Teksa publikon një fotografi të gazetës greke “Potothema”, thekson se ai ishte shkrimi i publikuar më 4 maj në gazetë, në faqen nr. 16.

Postimi i Çollakut:

“Për hatër të KLGJ, heshtja manipuluese e së cilës është vepër penale. Për të mbrojtur qokëbërësen e partisë.

Ja dhe gazeta që shkruan dhe boton vendimin për shoqen Irenë. Maneku, Shpata, Gjoka, SPAKU, GJKKO, të gjitha në një paketë të plotë. Më 4 maj 2024, shkrimi i plotë në gazetën Proto Thema, print në faqen 16”.  /ZOOM.AL?