zoom

Lajme

U nda nga Xhensila për të fshehur pasurinë? Flet Bes Kallaku

Bes Kallaku dha përgjigje për të gjitha thashethemet dhe aludimet që qarkullojnë se ndarja mes tij dhe Xhensila Myrtezajt nuk ndodhi sepse dashuria mes tyre mbaroi, por për të fshehur pasurinë.

Besi i konsideroi këto lajme baltosje, duke shtuar se llogari i jep vetëm Zotit.

“Vetëm për klikime dhe sukses, media i jep përparësi disa kuadrove dhe disa avokatëve apo disa figurave dhe personazheve që flenë me haluçinacione dhe flasin e baltosin emrin e një personi që ka 20 vite karrierë. Unë e marr problemin tim dhe e çoj në qiell, ia çoj Zotit. Është ai që vendos për gjithçka kur ti je në të drejtë tënde. Nuk kam pse merrem me gjarpërinj në tokë”, u shpreh Bes Kallaku në emisionin “Vizioni i Pasdites”.

Pak kohë më parë ishte avokati Idajet Beqiri ai i cili hodhi dyshime se shkaku i ndarjes mes Besit dhe Xhensilës ishte pasuria dhe frika nga drejtësia.

“Xhensila dhe Bes Kallaku nuk po ndahen për shkak se shkojnë keq. Aty brenda është Ilir Meta, janë pasuritë e Ilir Metës. Sepse ata po vlerësojnë se po shkon SPAK-u edhe tek ata, dhe do të bëjë verifikimin e pasurive edhe të tyre. Dhe aty do të dalë edhe floriri i Kërrabës që ka përdorur Xhensila dhe që dyqanin e kishte në Durrës dhe shiste floririn e Kërrabës që i jepte Ilir Meta”, deklaroi disa javë më parë avokati Beqiri.