Aplikacion
Bashkëshorti i ish-ministres, njëkohësisht deputetes Olta Xhaçka, ka shkuar sot në SPAK, ku qëndroi dhe u pyet për disa orë nga hetuesit.
Për dosjen në fjalë është arrestuar më herët ish-kryetari i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro dhe disa zyrtarë vendorë, që akuzuan se ndikuan dhe tjetërsuan pronën në mënyrë të paligjshme.
Teksa pyetet nga gazetarët se për çfarë ishte thirrur apo nëse kishte tjetërsuar pronat në jug, Gaçi nuk ka preferuar që të japë komente. Ai ka vijuar të ecë, duke buzëqeshur.
Bashkëshortja Xhaçka arriti ta mbante mandatin e deputetes fal votave të mazhorancës socialiste, që rrëzoi kërkesat e PD për zbatimin e vendimit të Kushtetueses, se ishte në konflikt interesi. /ZOOM.AL/