Aplikacion
“Ideja se ne do ta ndalojmë luftën përpara se të arrijmë të gjitha objektivat e saj është jashtë diskutimit”, tha Netanyahu. Izraeli dhe Hamasi po negociojnë një marrëveshje armëpushimi që synon të lirojë pengjet dhe të sjellë pak lehtësi për palestinezët në enklavën e rrethuar.
Por Netanyahu është zotuar të arrijë “fitoren totale” në luftë dhe qeveria e tij ka thënë se do të nisë një ofensivë në Rafah, për të cilën Izraeli thotë se është bastioni i fundit i madh i Hamasit.
Ditët e fundit ishin rritur shpresat se palët mund të lëviznin drejt një marrëveshjeje që do të shmangte një operacion izraelit në Rafah, ku më shumë se gjysma e popullsisë 2.3 milionëshe të Gazës janë strehuar. /ZOOM.AL/