zoom

Lajme

PS bojkotoi Komisionin për Shëndetësinë, Vokshi: Akt i rëndë, të përjashtohen Ndreca dhe Ekonomi…

Kryetarja e Komisionit Hetimor të Shëndetësisë, Albana Vokshi, doli sot para medieve për të denoncuar arrogancën e mazhorancës dhe qëllimin e saj për të minuar hetimet e koncesioneve skandaloze të Sterilizimit dhe Check-Up.

Deputetja demokrate ka deklaruar se bojkoti i mbledhjes së komisionin nga ana e mazhorancës, është një akt i rëndë ndaj parlamentalizmit. Vokshi shtoi se po minohet mbarëvajtja e punëve të komisionit, ndërsa ka kërkuar edhe përjashtimin nga komisioni të Plarent Ndrecës dhe Milva Ekonomit.

Vokshi tha se i është kërkuar kryetares së Kuvendit Liondita Nikolla për shkarkimin e tyre, si persona të cilët janë në konflikt interesi dhe po pengojnë punën e komisionit.

“Mazhoranca bojkotoi komisionin pa asnjë arsye legjitime. Tjetër akt i rëndë ndaj parlamentarizmit, kontrollit parlamentar dhe hetimor. Po minohet mbarëvajtja e punëve të komisionit.

Mbledhja e fundit u mbyll zyrtarisht nga ana ime dhe nuk miratuam dot kërkesat për informacion, ende nuk ka asnjë kërkesë për informacion të miratuar pasi ligji është bërë në mënyrë të tillë sa për çdo kërkesë duhet vendim i ndërmjetëm me shumicën e deputetëve të pranishëm.

Fakti që mazhoranca ka anëtar si avokati i sterilizimit Ndreca dhe rasti i Milva Ekonomit, përbëjnë diferencën për vendimmarrje”, tha ajo.

PS nga ana e saj ka bërë deklaratë, ku thekson se PD merr vendime jashtë qëllimit të Komisionit dhe pa prezencën e tyre, duke mos dakordësuar rendin e punimeve dhe hetimeve. /ZOOM.AL/