zoom

Politikë

Akuza te Konferenca, Bardhi debat me Nikollën: Interpelancë me Ramën, ndërhyrje skandaloze te RAI

Pas Komisionit të Ligjeve, debatet janë zhvendosur edhe te Konferenca e Kryetarëve, me tensione dhe akuza. Opozita kërkon interpelancë urgjente me Ramën për investigimin e RAI 3 dhe ndërhyrjet e kryeministrit Rama, që i cilëson skandaloze.

Zbardhen dhe të tjera diskutime nga mbledhja e sotme e Konferencës së Kryetarëve. Gjatë fjalës së tij kreu i grupit parlamentar të demokratëve, Gazment Bardhi ka replikuar me Lindita Nikollën.

“Nuk e kuptoj pse në draft-kalendarë nuk është përfshirë kërkesa e grupit të PD, për interpelancë urgjente. Shpresoj të jetë gabim teknik, pasi ndryshe do të ishte një shkelje e rëndë kushtetuese. Sa herë ka kërkesa të tilla Kuvendi shmanget dhe mjaftohet duke lexuar statuset e kryeministrit me Twitter. Kërkoj të shtohet në kalendar”, tha Bardhi.

Teksa Nikolla u përgjigj se:Shqetësimi që keni paraqitur ju në interpelancë, pra objekti nuk ka lidhje me procedurën që do të duhet të thirret një interpelance. Prandaj dhe nuk përfshihet”.

Por deputeti demokrat këmbënguli duke thënë:Unë e kuptoj se ju recitoni diçka që ju kanë shkruar. Në bazë të Kushtetutës unë kërkoj që kryeministri të vijë dhe të japë sqarime për një ndërhyrje skandaloze që ka bërë si kryeministër ndaj një media ndërkombëtare”. /ZOOM.AL/