Aplikacion
Pas homazhit të bërë nga tifozët në “San Siro”, rreth orës 16:00 dy autobusë të hapur nisën udhëtimin për në “Duomo”. Nga trajneri Inzaghi, të lojtarët, të gjithë ishin në delir për këtë titull unik, i 20 në histori. Sipas mediave italiane, rreth 350 mijë tifozë ishin të pranishëm në festën e titullin, nga ku rreth 100 mijë prej tyre ishin të pranishëm vetëm në sheshin kryesor të Milanos.
Sigurisht nuk munguan thumbimet për rivalët e tyre të përjetshëm, Milanit. Barella dhe Dimarco ishin dy nga personazhet kryesorë në festën zikaltër, ku nga ballkoni bën dhe përshëndetjen e radhës për tifozët:
“Këta njerëz më dhurojnë emocione”, u shpreh Dimarco. “Faleminderit djem, faleminderit të gjithëve. Keni qenë të rëndësishëm për ne, ky titull është edhe i juaji, keni qenë lojtari i 12-të për ne. Sot është dita për të festuar, askush nuk do të flejë”, theksoi kapiteni Martinez. Më pas ishte radha i Barella-s: “Djalli po gatuan”, me këto fjalë Barella i kaloi stafetën trajnerit Inzaghi për të përshëndetur tifozët: “Më në fund jemi këtu duke festuar, pas falënderimeve në derbi, më duhet të them se e gjitha është merita e këtyre djemve fantastik, por titulli është edhe i juaji.
Përqafohuni dhe festoni. Tani të gjithë së bashku: “Kampionët e Italisë jemi ne”, theksoi Inzaghi duke bërë që turma të shpërthente në festë. Nga Marotta tek Ausilios, festës iu bashkuan edhe drejtuesit e klubit, por mungoi presidenti Zhang, i cili më anë të një statusi në rrjetet sociale, i bëri thirrje tifozëve: “Sot më shumë se kurrë, festoni”, shkruan Zhang. /ZOOM.AL/
Berisha: Viktima Alfred Dedja, menaxher dhe dëshmitar në vendin ku u copëtua trupi i Jan Prengës