zoom

Lajme

Revolucion në futbollin italian këtë javë, për herë të parë në Serie A…

Futbolli italian gjithmonë ka qenë “lokomotivë” e atij botëror, në të mirë dhe të keq. Duke promovuar ide të reja, ligje, risi dhe deri në revolucion tenologjik.

Kështu do ndodhë edhe këtë javë në Serie A. Në përzgjedhjen e arbitrave të javës së 34-t të Serisë A do të ketë një risi. Për herën e parë në historinë e kampionatit italian, në fakt, arbitrat e një ndeshjeje do të jenë të gjitha femra.

Bëhet fjalë për ndeshjen Inter-Torino, që do të zhvillohet këtë të diel në orën 12:30. Shoqata Italiane e Arbitrave ka zgjedhur Maria Sole Ferrieri Kaputi, si arbitër kryesor, ndërsa asistentet do të jenë Franceska Di Monte dhe Ticiana Trashiati.

Një përzgjedhje e tillë nuk ishte bërë kurrë në kategorinë kryesore të futbollit italian, por ka ndodhur në Kupën e Italisë dhe Serinë B. /ZOOM.AL/