zoom

Lajme

“Si s’ju vjen zor…”, plas sherri te Shëndetësia, Vokshi socialistëve: Po mbroni korrupsionin…!

Kryetarja e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë, Albana Vokshi, i është drejtuar deputetëve të PS se po kërkojnë të bllokojnë punën e këtij komisioni.

Deputetja demokrate akuzoi anëtarët socialistë në këtë komision se po kërkojnë të mbrojnë korrupsionin dhe abuzimin kriminal. Sipas Vokshit, është e paimagjinueshme kjo që po bëni për të bllokuar.

“Për respekt të punës që kanë bërë ekspertët do të lexojmë të dy planet dhe të kemi një plan të përbashkët që ti përmbahet objektit që na e kushtëzon punën tonë. Të fillojmë me punën. A dini një komision tjetër që nuk i ka kaluar shkresat, dhe komisioni tjetër hetimor i ka kaluar shkresat. Ju keni frikë ça do zbulohet, keni frikë nga informacionet që do marrim. Ju mendoni se do na pengoni me forcën e kartonit? Plani hetimor miratohet pasi vijnë provat zyrtare dhe jo zyrtare.

Do të diskutohen të dyja sot, të dyja planet do lexohen sot. Ju ftoj kolegë të kalojmë kërkesat që kanë dakordësuar ekspertet. Është e paimagjinueshme kjo që po bëni për të bllokuar. Është absurde si po kërkoni të mbroni korrupsionin dhe abuzimin kriminal. Këto dy koncesione kanë ndikuar në jetën e qytetarëve”, tha deputetja.

Por deputetët socialistë dhe atë demokratë janë përplasur verbalisht në komisionin hetimor për PPP në shëndetësi edhe në vijim. Debatet kanë nisur në lidhje me rendin e ditës, ku socialistët kanë kërkuar që të vijohet fillimisht me miratimin e Planit Hetimor e pastaj me kërkesat për informacion.

Debatet: 

Bilali: U lexua disa herë, ne ndahemi në mënyrën sesi e interpretojmë.

Spaho: Na e lexoni njëherë.

Bilali: Patjetër e kam përballë.

Spaho: Si nuk të vjen zor.

Bilali: Mua nuk më vjen zor?

Vokshi: Zoti Spaho mos ndërhyni kur flasin kolegët.

Ilir Metaj: Mbylle gojën.

Petro Koci: Nuk dini të lexoni.

Vokshi: O po flet ti Petro për fyerje? Pas asaj qe keni bërë nuk keni të drejtë të flisni për fyerje.

Bilali: Unë e kam një përgjigje për zotin Spaho, ndryshe nga konsiderata që kam për Spahon për kontributin që më dha herën e kaluar. Nuk shkojnë të dyja, edhe s’ju vjen zor, edhe kam konsideratë…

/ZOOM.AL/