Aplikacion
Blutë njoftojnë se i riu kishte përshtatur një banesë dykatëshe, për kultivim të kanabisit, me anë të llambave dhe metodologjisë bashkëkohore të prodhimit të lëndëve narkotike.
Ndërkohë në kërkim është shpallur pronari i banesës, kurse nën akuzë janë edhe 5 punonjës të OSHEE, që nuk pikasën sasitë e mëdha të energjisë që harxhoheshin nga abonenti.
Burime zyrtare thanë se operacioni u kodua “LED”, për goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.
“Procedohen penalisht dhe 5 punonjës të OSHEE-së, për “Shpërdorim detyre”. Sekuestrohen 145 bimë kanabis të kultivuara në vazo, në ambientet e përshtatura me llamba, 64 llamba, 64 rritës energjie, 2 kilogramë kanabis dhe sende të tjera që shërbenin për kultivimin”, tha policia vendore.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, më tej kanë arrestuar në flagrancë Xh. Gj., 23 vjeç dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin F. M., 30 vjeç, për veprën penale “kultivimi i bimëve narkotike”.
“Gjithashtu kanë referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. C., 35 vjeç, A. H., 51 vjeç, P. Z., 54 vjeç, P. S., 61 vjeç dhe S. H., 55 vjeç, të gjithë punonjës të OSHEE-së, për veprën penale “shpërdorimi i detyrës”. Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin zyrtar. /ZOOM.AL/
“Një burrë është marrë peng në garazh”/ Policia belge arreston 6 persona, mes tyre shqiptarë