zoom

Lajme

Mitsotakis konfirmon: Fredi Beleri kandidat për eurodeputet. Në listë dhe Pirro Dhima

Fredi Beleri është zyrtarizuar si kandidat për eurodeputet nga qeveria e Mistotakis.

Gjatë mbledhjes së sotme, konservatorët e qeverisë greke dhanë emrin e Belerit si kandidat në zgjedhjet europiane ndonëse ndodhet në paraburgim në Shqipëri. Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës do të përfaqësohet nga vëllai i tij, Leonardos Beleri.

Kundër kandidaturës së Belerit janë shprehur vazhdimisht, sipas burimeve, ministri i Jashtëm Georgios Gerapetritis dhe këshilltarja për politikën e Jashtme pranë kryeministrit grek, Aleksandra Papadhopoulou. Ata kanë thënë se vendosja e Belerit në listën blu për eurodeputetët, do ta kthente këtë çështje nga europiane në dypalëshe me Shqipërinë

Ish-peshëngritësi Pirro Dhima, është një ndër kandidatët e tjerë në listën e partisë “Demokracia e Re” për eurodeputetë të Greqisë në Parlamentin Europian.

Pirro Dhima gjatë prezantimit të tij i ka premtuar kryeministrit grek se do të luftojë për të drejtat e atyre që ai i quan “vorioepiriotë”.

Ai iu drejtua edhe Petro Belerit, djalit të Fredi Belerit duke i thënë se do të ketë drejtësi për djalin e tij i cili u dënua me 2 vite burg nga GJKKO për blerjen e 8 votave në prag të zgjedhjeve lokale në Himarë.