Aplikacion
Mbledhja e Kryesisë më 15 korrik u është komunikuar anëtarëve të Kryesisë nga Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi përmes një mesazhi.
Numri dy i Selisë Blu njofton anëtarët edhe me rendin e ditës, ku do të diskutohen katër pika, analiza e asaj që PD e quan masakër zgjedhore më 25 prill, ndryshimi i statutit, miratimi i urdhrit për ngritjen e komisioneve të votimit dhe numërimit për zgjedhjet e anëtarëve të rinj të Këshillitë Kombëtar dhe lista emërore me anëtarët e rinj të këtij këshilli që duhen votuar.
Rendi i mbledhjes së Kryesisë së PD më 15 korrik:
Shqyrtimi i përmbledhjes së analizës së masakrës zgjedhore të 25 Prillit, për fazën e parë të saj.
Shqyrtimi i ndryshimeve në Statutin e Partisë Demokratike që do ti propozohen për miratim Kuvendit Kombëtar të Partisë, në mbledhjen e tij të datës 17 Korrik 2021.
Miratimi i urdhrit për ngritjen e Komisioneve të Votimit dhe Numërimit për zgjedhjet e anëtarëve të Këshillit Kombëtar në mbledhjen e datës 17 Korrik 2021 të Kuvendit Kombëtar.
Njoftimi nga Kryetari i Partisë i listës që do të propozojë për votim për kandidatët për anëtar të Këshillit Kombëtar.
Të mërkurën, datë 14.07.2021, orën 11:00, do të zhvillohet mbledhja e Komisionit të Përhershëm Statutor, për të shprehur mendimin e tij për propozimet që do të vijnë deri të martën, datë 13.07.2021, nga anëtar të Komisionit, anëtar të Kryesisë, Kryetari i Partisë, anëtar të Këshillit Kombëtar, apo strukturat lokale të Partisë.
Paralajmërohet publikimi i dosjes “bombë”: Politikanë të lartë dalin te “Toyota Yaris”