Aplikacion
Pyetjes së gazetarëve se a ka shpërdoruar detyrën, Dako iu përgjigj se nuk kishte koment.
“Z.Dako cila ishte përgjigja e ekspertëve para gjykatës në lidhje me projektin pro penal, a keni koment?“, ishte pyetja e gazetares Anila Hoxha, e cila nuk mori përgjigje.
Gjithashtu edhe pyetja e gazetarëve “A jeni akullore?”, nuk mori përgjigje.
Dako u largua nga GJKKO i shoqëruar nga forcat e policisë pasi ndodhet në masën e arrestit shtëpiak.
Seanca e radhës për shpallje vendimi nëse çështja do të kalojë për gjykim ose jo është caktuar më 17 prill.