Aplikacion
Teksa kërkohej dorëheqja e Erjon Veliajt, pati edhe kaos para Bashkisë së Tiranës, pasi Policia ishte bërë gardh dhjetëra metra para godinës, duke mos lejuar as këshilltarët e opozitës.
Protestuesit janë përplasuar me policinë, ndërsa kanë hedhur molotov drejt godinës, duke shkaktuar kështu zjarr te dera. Ata kanë tentuar që të hapin gardhin metalik, duke e shkallmuar atë.
Protestuesit janë shprehur të indinjuar, ndërsa kërkojnë mes thirrjesh dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj, duke e cilësuar si hajdut.
Ndërsa u desh edhe ndërhyrja e forcave speciale FNSH për të mbajtur turmën jashtë institucionit.
Këshilltarët e opozitës kanë tentuar që të hyjnë në godinën e Bashkisë Tiranë. Ata kanë tentuar të thyejnë kordonin e policisë, por janë ndaluar nga efektivët.
Anëtari i këshillit Tedi Blushi, pati edhe një konfliktim fizik me policinë. Më parë ai kishte deklaruar se do të hynin në godinën e Bashkisë me çdo kusht, për të nxjerrë prej andej hajdutin, duke nënkuptuar kryebashkiakun Erjon Veliaj. /ZOOM.AL/
View this post on Instagram
Një mburojë e lartë raketore izraelite po “shkon” drejt Evropës, ku kërcënimi rus rritet