zoom

Bota

Borrell përsërit paralajmërimin e frikshëm: Europa duhet të përgatitet për luftë, s’është fantazi!

Shefi i Politikës së Jashtme të BE, Josep Borrell, ka paralajmëruar se lufta në Evropë është në horizont.

“Evropa duhet të përgatitet për një luftë të mundshme. Një konflikt në shkallë të plotë në kontinentin përtej Ukrainës, nuk është më një fantazi”, ka paralajmëruar kryediplomati i BE-së.

Ai ka shtuar se Rusia kërcënon Evropën përmes luftës së saj të vazhdueshme në Ukrainë ashtu edhe sulmeve hibride ndaj vendeve anëtare të BE-së.

“Lufta sigurisht që po afrohet rreth nesh. Një luftë me intensitet të lartë, konvencionale në Evropë nuk është më një fantazi”, tha ai.

Shefi i politikës së jashtme të BE shtoi se Unioni ka nevojë për një mjet të ri financimi ndërqeveritar, i krahasueshëm ky me atë që u krijua gjatë krizës financiare në eurozonë.

Edhe më parë ai kishte lëshuar paralajmërimin dhe alarmin se zona europiane, shtetet përkatëse e veçanërisht NATO dhe BE duhet të përgatiten fortë për luftë të mundshme. /ZOOM.AL/