Aplikacion
Macron ka deklaruar krah Vuçiç se çështja e Kosovës është një premtim dhe një peng për të ardhmen e rajonit” dhe se e gjitha është e përfshirë në marrëveshjen një viti më parë mes vendeve. Ai theksoi se Franca do të sigurohet që çdo hap i asaj marrëveshjeje të përmbushet, ndërsa u ndale edhe te sulmi i Banjskës.
Macron nënvizoi se është e rëndësishme që pjesëmarrësit e ngjarjes në Banjskë të arrestohen”. “Dëshiroj gjithashtu që Prishtina të respektojë zotimet e saj, si dhe që zgjedhjet të respektohen me legjitimitet të plotë demokratik, veçanërisht në komunat me popullatë kryesisht serbe”, tha presidenti francez.
Kurse presidenti serb Aleksandar Vuçiç i ka thënë homologut francez Macron se Prishtina nuk ka përmbushur asnjë nga detyrimet e saj nga marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe Ohër. Më tej Vuçiç pretendoi se nuk ka pasur asnjë hetim ndaj plagosjes së serbëve në veri të Kosovës, ndërsa u ankua se “të gjithë përmendin vetëm Banjskën”.
“Shpronësimi në veri të Kosovës, i sjellin ushtarët dhe policët e tyre edhe pse nuk kanë të drejtë ta bëjnë këtë. Ata qëlluan fëmijët tanë vetëm sepse mbanin pemë Krishtlindjesh. Nuk ka asnjë hetim ndaj atyre që qëlluan fëmijët tanë që mbanin pemën e Krishtlindjes, nuk ka hetim për plagosjen e serbëve, të gjithë përmendin vetëm Banjskën”, tha ai.
Ai shtoi se çështja e dinarit është çështje e fatit të mbijetesës së popullit serb në veri të Kosovës, ndërsa duke u nisur nga kjo, kërkoi të diskutojë me tej me Macron se çfarë do të ndodhë me Këshillin e Evropës.
Kosova ka hedhur një hap para drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës, duke krijuar reagime të ashpra në Beograd.
“Çështja e dinarit është çështje e mbijetesës së serbëve në Kosovë. Dhe sa i përket Marrëveshjes së Ohrit, Serbia tashmë ka përmbushur tre, edhe pse nuk është dashur të bëjë një, dhe dua t’ju kujtoj vetëm pikën e parë, që është formimi i Asociacionit të komunave serbe. Thjesht doja t’ju them këtë, dhe për këtë arsye kam dëshirë të flas me ju për Këshillin e Evropës dhe atë që duhet të ndodhë me rastin e 75 vjetorit të themelimit të Këshillit të Evropës”, tha Vuçiç më tej. /ZOOM.AL/
Një mburojë e lartë raketore izraelite po “shkon” drejt Evropës, ku kërcënimi rus rritet