zoom

Lajme

Jul Deda sulmon produksionin e “Big Brother VIP”: Ata shkelën rregullat, është e padrejtë…

Julian Deda ka reaguar ashpër ndaj produksionit të “Big Brother VIP”, për shkak të mundësisë së dytë që iu dha Meriton Mjekiqit dhe Ilnisa Agollit, pasi u përjashtua një herë nga shtëpia.

Pasi çifti dhe Egla Ceno thyen rregullat e spektaklit, ku kjo e fundit i hodhi verë në kokë moderatorit, i cili u akuzua se e përndjekte vazhdimisht aktoren, “Vëllai i Madh” vendosi që t’iu japë edhe një mundësi, duke i mbyllur të tre në një dhomë të bardhë dhe duke lënë kështu në dorën e publikut fatin e tyre, pasi është ai që do të shpëtojë dy nga konkurrentët.

Juli e cilësoi të padrejtë mundësinë e dytë që produksioni iu dha 3 banorëve, sepse sipas tij duke qenë se përndjekja e supozuar e Meritonit vendoset nga gjykata, pse duhet sërish publiku të vendosë për fatin e tij.

“Ata kanë shkelur rregullat. Pastaj ajo përndjekja a ishte vepër penale, çfarë ka punë publiku të vendosë për një vepër penale, për një vepër që e vendosë gjykata”, tha Juli i acaruar. /ZOOM.AL/