Aplikacion
Basha e ka konsideruar “pazar” marrëveshjen mes tyre, duke u shprehur se përfitojnë të dënuarit nga GJKKO dhe përjashtohen protestuesit.
Kryedemorati ka listuar personat dënuar që përfitojnë nga Amnistia Penale pas marrëveshjes mes PS dhe Rikthemelimit.
Reagimi i plotë i Bashës:
ULET DËNIMI PËR TË KORRUPTUARIT E DËNUAR NGA SPAK!
PËRJASHTOHEN NGA AMNISTIA PROTESTUESIT KUNDËR KORRUPSIONIT DHE KRIMINALIZIMIT TË SHTETIT!
Shihni për cilat vepra ulet dënimi👇
Veprat penale që përfitojnë ulje dënimi 1.5 vite për meshkujt dhe 2 vite per femrat e dënuara me vendim të formës së prerë:
Neni 244 – Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike
Neni 244/a -Korrupsioni aktiv i nëpunësve të huaj publikë
Neni 245 – Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë
Neni 245/1 -Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike
Neni 257/a-Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë…
Neni 258-Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike
Neni 259-Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike
Neni 259/a-Korrupsioni pasiv i nëpunësve të huaj publikë,
Neni 260-Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë
Neni 312-Korrupsioni aktiv i dëshmitarit, i ekspertit ose përkthyesit
Neni 319-Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë dhe pikat pasuese të tij.
Neni 319/a-Korrupsioni aktiv i gjyqtarit ose i zyrtarit të gjykatave ndërkombëtare
Neni 319/b-Korrupsioni aktiv i arbitrit vendas dhe të huaj
Neni 319/c-Korrupsioni aktiv i anëtarëve të jurive gjyqësore të huaja
Neni 319/ç-Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë
Neni 319/d-Korrupsioni pasiv i gjyqtarit ose i zyrtarit të gjykatave ndërkombëtare
Neni 319/dh-Korrupsioni pasiv i arbitrit vendas dhe të huaj
Neni 319/e-Korrupsioni pasiv i anëtarëve të jurive gjyqësore të huaja
Neni 328 – Korrupsioni aktiv në zgjedhje
Neni 328/a -Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore
🛑Përjashtohen nga amnistia protestuesit që kanë protestuar kundër korrupsionit qeveritar dhe kriminalizimit të shtetit.
Një mburojë e lartë raketore izraelite po “shkon” drejt Evropës, ku kërcënimi rus rritet