Aplikacion
Mësohet se ka qenë vetë vajza 16-vjeçare që ka denoncuar në polici për rastin në fjalë. Fillimisht ajo i ka treguar nënës se saj, ndërsa më pas janë drejtuar në polici. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vrap të Tiranës.
Vajza 16-vjeçe, pretendon se para 3 muajsh, 60-vjeçari ka abuzuar seksualisht me të përmes dhunës. Sipas pretendimeve të vajzës nëpërmjet dhunës 60-vjeçari e ka futur në një banesë në fshatin Vrap dhe ka abuzuar me të, si dhe e ka mbajtur të mbyllur për disa orë.
Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, rezulton se e mitura është e abuzuar seksualisht. Teksa Prokuroria do kërkojë prova bindëse, pasi i dyshuari e mohon akuzën, duke e cilësuar një sulm me qëllime dashakeqëse dhe inskenim. /ZOOM.AL/