zoom

Lajme

Banorët përplasen për Eglën – Meritoni: Dyfytyrësi, unë mund të kisha ngelur pa sy

Banorët u ndanë në dy grupe, që pas eliminimit me zar të zi të Eglës.

Një pjesë e tyre, duke përfshirë Romeon dhe Heidin u shprehën të hidhëruar për largimin e saj. Por nga ana tjetër, Meritoni dhe Ilnisa thanë se nuk ndjenë keqardhje që Egla i mungon shtëpisë.

Meritoni akuzoi banorët e tjerë se po tregohen me disa fytyra për situatën e Eglës sepse sipas tij, disa prej tyre kanë pasur përplasje me të gjatë qëndrimit në shtëpi.

Ndërsa Ilnisa akuzoi Romeon se po përpiqet të përfitojë nga kjo situatë, që të bëhet protagonist.

Pjesë nga debati:

Meritoni: Mua më vjen keq nga dyfytyrësia e shumë personave këtu në shtëpi. Egla ka qenë ajo që i ka ofenduar dhe u ka mbajtur qëndrim shumicës së banorëve këtu brenda. Romeo i ka thënë kastravec.

Romeo: Pse dyfytyrësi…

Meritoni: E paska pasur realisht shumë frikë Eglën…

Romeo: Këtu është kafshëri mor burrë, këtu është kafshëri kush vjen e hyn në shtëpi.

Meritoni: Kundrejt gjithë atyre vepriemve që i ka bërë Egla, isha unë ai që e përjetova, sepse mund të mbetesha pa sy fare. Po kthehemi te dyfytyrësia, me ofendime që i ka bërë Romeos, Rozës,

Romeo: Çfarë ofendimesh…

Meritoni: Je i papjekur, më dëgjo se po flas.

Ilnisa: Nuk ndihem e keqardhur, vijën e kuqe të gjithë e kemi shkelur në mënyrat tona. Në rastin konkret, çdo ditë këtu, duke iu referuar sjelljes së Eglës, e ke të pamundur të mos përfshihesh sepse të ndikon.

Romeo: Si mund të justifikohet kështu…

Ilnisa: Ky Romeo tani po përfiton nga situata e krijuar, është bërë shumë protagonist edhe pse ka qenë ndër personat që Egla ka ofenduar. Romeo përfiton në mënyrën më të ulët. Askush nuk ka përfituar nga kjo situatë më shumë se Romeo, të shohim që po bërtet që prej 2 ditësh.

Romeo: Janë fallco, në momentin që ky veprimi duartrokitet nga gjithë këta, është për të ardhur keq.