Aplikacion
Ajo fitoi një avantazh nga një lojë në BBVA 3 dhe shkoi si e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”.
E pyetur nga moderatorja për hapat e ardhshëm pas “martesës” me Romeon, si p.sh jetesa me prindërit e tij, Heidi tha se “duhen para ca gjëra jashtë”.
“Jo, këtë jo. Okej, ishte dasmë simbolike, por janë ca gjëra që duhen parë edhe jashtë. Jeta ime është shumë ndryshe, ca gjëra duhen parë. Por, ne nuk luajmë. Nuk është në qëllim tona”, tha ajo.
Ndërsa për prindërit e saj, Heidi u shpreh e bindur se ata e mbështesin në zgjedhjet e saj.
“Ata duan që unë të jem e lumtur. E dinë që jam një gocë me këmbë në tokë, por më mbështesin në gjërat e mia personale”, tha Heidi.