zoom

Lajme

Egla Ceno u përjashtua nga BBV, ish-banori: Uroj të jesh në punë! Unë e gjeta veten në rrugë

Ish-banori i BBV2, Armaldo Kllogjeri ka reaguar pas përjashtimit nga shtëpia e aktores Egla Ceno, pasi i hodhi në kokë verë moderatorit Meriton Mjekiqi.

Tenori i njohur, në një mesazh drejtuar aktores, uroi që Egla Ceno të jetë ende në punë në Teatrin Skampa, duke shtuar se ai vetë pasi doli nga BBV e ka gjetur veten në rrugë.

 “Ah moj Egla uroj që ende të jesh në punë (në teatër) tani që dole nga ‘BBV3’, sepse unë kur dola nga ajo shtëpi e gjeta veten në rrugë”, shkroi Armaldo Kllogjeri në një postim në “Instastory”.

Egla Ceno u eleminua me zarf të zi nga gara e Big Brother Vip 3 pasi i derdhi verën në kokë Meritonit.

Ndërkohë Vëllai i Madh ka paralajmëruar një vendim dhe për çiftin Ilnisa-Meriton.

Para se të linte shtëpinë, aktorja tha se nuk ishte penduar për asgjë dhe këshilloi banorët të mos bien pre e provokimeve.

“Me vjen keq, është okay, ishte kënaqësi, u kënaqëm, nuk është një gjest që duhet ta bëni, mos bini pre e provokimeve, unë bëra qejfin tim u kënaqa nuk jam pishman për asgjë, gjërat që kam bërë gabim kam kërkuar ndjesë, do të takohemi jashtë, mos bini pre e provokimeve sepse do të bëhen më të forta”, tha Egla.

Aktorja ishte kritikuar dhe paralajmëruar disa herë dhe nga Vëllai i Madh për veprime të papranueshme.