Aplikacion
Kështu deklaroi toger Admirali Rob Bauer, president i Komitetit Ushtarak të NATO-s.
“Nuk ka asnjë tregues se Moska po planifikon të sulmojë ndonjë nga vendet e NATO-s. Unë nuk mendoj se ka një kërcënim të drejtpërdrejtë”, tha Bauer dje nga Letonia.
Cituar nga gazeta lokale “Leta”, kreu i aleancës Atlantike megjithatë paralajmëroi se “ambiciet e Rusisë shtrihen përtej Ukrainës dhe për këtë arsye NATO në tërësi duhet të jetë më e përgatitur”.
Që nga nisja e agresionit rus në Ukrainë, ka pasur shpesh herë deklarata me tone kërcënuese nga Kremlini se mund të sulmonte dhe vende të NATO-s. /ZOOM.AL/