Aplikacion
Vetëm tifozët ishin pjesa më e bukur, nuk zhgënjyen as këtë herë, duke dhuruar spektakël në tribunat e “Ennio Tardinit”. Kjo ishte një sfidë ku të gjithë ishin sy e vështirë për të parë se çfarë ekipi do të hidhte Sylvinho, por trajneri nuk ndryshoi as në këtë sfidë, pavarësisht se ishte thjesht një test miqësor.
Nuk patën asnjë imapakt as zëvendësimet e kryera në pjesën e dytë, Shqipëria dukej shumë larg atij ekipi që dhuroi spektakël gjatë fazës kualifikuese.
Sipas “Sofascore”, faqes së specializuara për statistika, dy lojtarët me notën më të lartë rezultuan Jasir Asani dhe Kristjan Asllani, të vlerësuar me notën 6,9. Pas tyre renditet Mario Mitaj me 6,8, i ndjekur nga Rey Manaj, Taulant Seferi dhe Nedim Bajrami me 6.7. Dy lojtarët më pak të vlerësuar rezultojnë Elseid Hysaj dhe Thomas Strakosha, të vlerësuar me notën 6,2.
Pas dy ditësh kombëtarja kuqezi do ndeshet me Suedinë, në takimin e dytë miqësor të programuar. /ZOOM.AL/
Një vit nga vrasja e Liridona Ademajt! Çfarë dihet për krimin makabër, autorët ende pa aktakuzë