Aplikacion
Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, ka qenë i ftuar në emisionin ‘Breaking’, ku ka folur rreth situatës aktuale politike në Maqedoni të Veriut dhe për zgjedhjet e dyfishta, ato presidenciale me 24 prill dhe parlamentare me 8 maj.
Kasami ka deklaruar se shqiptarët tashmë kanë dy opsione për të zgjedhur. Kanë koalicionin opozitar VLEN dhe koalicionin e pushtetit anti-VLEN. Sipas Kasamit, “opozita shqiptare më 8 maj do të jetë fituese absolute në zgjedhje”.
“Populli do të zgjedhë mes dy opsioneve, asaj që VLEN dhe atyre që nuk vlejnë”, tha ai ndër të tjera. /ZOOM.AL/