zoom

Lajme

Ish-banoren e “Big Brother VIP” e shpallin të vdekur në YouTube, reagimi: S’do hesht për palaçot!

Përhapja e lajmeve të rreme në rrjetet sociale për VIP-at, është kthyer në një problem dhe “trend negativ”.

Ish-banorja e “Big Brother VIP 1”, Antonela Berisha, ka reaguar ashpër në Instagram, pasi e kishin shpallur të vdekur në një videon në youtube me titull: “TRAGJEDI! Ish konkurrentja e përputhen ndërron jetë”.

Ish-banorja e “BBVIP 1” shkruan se ia kanë dërguar shumë persona këtë video dhe se gjithçka është bërë për klikime.

Po ashtu ajo ka deklaruar se do të marrë masa ligjore kundrejt personit ose personave që e kanë postuar videolajmin në fjalë.

Reagimi:

“Ma derguan disa persona këtë lajmin dhe gjithashtu më erdhën shumë mesazhe, nuk e di si mund të shkojnë palaçot deri në këtë nivel për klikime. Shumë herë janë vendos lajme të rreme për mua nëpër portale, por këtë herë nuk do hesht, do ndërmarr procedura penale, për kushdo qofshi ju”. /ZOOM.AL/