zoom

Aktualitet

Nis me shtyrje procesi ndaj ish-kryebashkiakut Dako, shkak mungesa e akt-ekspertimit dhe avokati

Nis me shtyrje procesi ndaj ish-kryebashkiakut socialist të Durrësit, Vangjush Dako, i cili akuzohet për ndërtimet e pallateve pa leje.

Shkak u bë mungesa e një prej avokatëve të të dyshuarve, i cili i kishte sjellë kërkesë-raport.

Po ashtu edhe mungese e akt-ekspertimit që është kërkuar nga GJKKO për “projektin e promenadës” dhe për të cilin SPAK-ut iu la afat 20 ditë.

Mbarimi i afateve dhe mungesa e akt-ekspertimit u bënë shkak edhe për lirimin me “arrest shtëpie” pas disa muajsh paraburgimi të Dakos ditë më parë.

Ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, është i pandehur për shpërdorim detyre në dy raste, në lidhje me një pallat që u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, katet shtesë të pallateve, si dhe projektin e promenadës. Akuzat janë mohuar nga ish-zyrtari i lartë socialist dhe avokatët e tij.

Vangjush Dako është shpallur gjithashtu “non grata” edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /ZOOM.AL/