Aplikacion
Teksa mbledhjes i janë bashkuar deputetë të Rithemelimit, në sallë mungojnë ligjvënësit nga grupi i Lulzim Basha, ashtu siç Alibeaj nuk mori pjesë në Komisionin e Ligjeve.
E para që mori fjalën ishte ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e cila po prezanton projektligjin “Për sigurinë kibernetike”. Ajo tregoi detaje nga ky projektligj.
“Ligji është i përafruar dhe është konsultuar me një shumësi institucionesh. Sa i takon çështjeve kushtetuese, këtu nuk ka vend për diskutime. Sepse nuk bëhet fjalë për akses në institucion, por për alertin e sigurisë kibernetike”, tha Spiropali.
Rithemelimi dhe PS kanë arritur marrëveshje për ngritjen e 2 Komisioneve Hetimore dhe kjo bëri që pas 5 muajsh kaosi grupet të bashkoheshin në komisionet në Kuvend. /ZOOM.AL/
Një mburojë e lartë raketore izraelite po “shkon” drejt Evropës, ku kërcënimi rus rritet