Aplikacion
Gazetarja Anila Hoxha e raportoi para disa ditësh se një prokuror ishte kërcënuar nga eksponentë të krimit. Ajo theksoi se autori i dyshuar ishte një bos i krimit në Dubai.
Aktualisht në Emiratet e Bashkuara Arabe fshihen shumë eksponentë të shumëkërkuar të drejtësisë, teksa emri mbahet ende sekret.
“Një bos i krimit në Dubai kërcënoi me jetë një prokuror”, mësohet të ketë thënë gazetarja.
Kurse sot Dumani u shpreh:
“Krimi i organizuar ka kërcënuar familjen e një prokurori. Më shqetëson kërcënimi nga krimi i organizuar , jo kërcënimi nga politika. Ne kemi bërë llogari edhe që mos kthehemi, sepse kjo është detyra jonë të hetojmë. Prokurorët janë imunë, janë të gjithë të përgatitur që t’i përballojnë këto situata, por në fund të fundit e kemi zgjedhur vetë këtë detyre”.
Gjithashtu ai paralajmëroi se SPAK nuk do kursente askënd dhe se s’kishte më kthim pas në misionin për drejtësi, edhe pse do ishte e vështirë. /ZOOM.AL/
Propozimi i Zelensky-t për t’i dhënë fund luftës në këmbim të anëtarësimit të Ukrainës në NATO