zoom

Lajme

Përleshja mes Eglës dhe Rikes, “Zarf i zi” në shtëpinë e BBV: Je djalli që fryn në vesh…

Debati mes Rike Roçit dhe Egla Cenos debaroi në përplasje fizike ditën e sotme, pasi konkurrentja i hodhi qumësht në kokë aktores.

Pas konfrontimit fizik mes dy banoreve një zarf i zi mbërriti në shtëpin e BBV, por ende nuk dihet vendimi i marrë pas do të hapet në një moment të dytë.

Ndërkohë në një ballafaqim mes tyre pas sherrit, Rike është shprehur se Egla e ka shtyrë dhe gërricur në duar.

“Egla e sheh veten se si reagon, me duar. Ti mos më fol më. Edhe më shtyve, dhe më gërrice. Më ka gërrice”, i thotë banorja.

“Ka ardhur zarf i zi për të më nxjerrë nga gërricja që të kam bërë ty”, shprehet aktorja. “Ti je manipuluese, je si djalli që fryn në vesh”, përfundon Rike.

Përleshja ndodhi ditën e sotme, teksa aktorja me kunjat e saj ngacmonte Riken dhe kjo e fundit iu përgjigj duke i derdhur qumështin në kokë Eglës.

Më tej aktorja ka shtyrë Riken me duar dhe përfundimi është një incident degradues i spektaklit, i shoqëruar me zarf të zi. A do të eliminohen të dyja, apo dënohen me izolim? Kjo do mësohet më pas, pasi zarfi të hapet. /ZOOM.AL/