Aplikacion
Ambasadori gjerman në Shqipëri, Karl Bergner, në një deklaratë për mediat, ka komentuar marrëveshjen mes PS-së dhe PD-së së Rithemelimit për kthimin e Kuvendit në normalitet.
Bergner shprehet se është kënaqësi e madhe për të që të shikojë të tilla zhvillime.
Duket se në Kuvendin e Shqipërisë po kthehet qetësia pas protestës së opozitës. A kanë meritë ndërkombëtarët për kthimin në normalitet të Kuvendit?
Nuk besoj se është nevoja të theksoj që është një kënaqësi vërtet e madhe që ne shikojmë këto zhvillime të kohëve të fundit lidhur me parlamentin shqiptar, e gjithsesi do të shikojmë nesër nëse Parlamenti do t’i rikthehet realisht aktivitetit të vet normal, duke folur për përmbajtje, pa qenë nevoja të bojkotohen seancat.
Gjithmonë e kemi theksuar në këto muaj të fundit, që prej se në parlament ka nisur zhvillimet deri diku shqetësuese, sikurse i keni konstatuar. Pra, kemi theksuar që një parlament funksional është një kusht mjaft i rëndësishëm për një sistem demokratik edhe për procesit e integrimit të Shqipërisë në BE.
Për ne është kënaqësi të konstatojmë që këto bisedime që janë zhvilluar midis partive politike në Shqipëri tanimë të shpresojmë që do sjellin zhvillime pozitive sepse ne shpresojmë që ky lloj bashkimi i forcave politike të sjellë një dakordësi në tema të tjera të rëndësishme sikurse është reforma zgjedhore por edhe tema të tjera të rëndësishme për qytetarët shqiptarë.
Sipas jush duke qenë se keni ndjekur dhe situatën e kodit zgjedhor, a mund të ketë zgjedhje pa pasur ndryshimet e rekomanduara në kod nga Kushtetuesja? A ndikon kjo në rrugën e integrimit europian?
Kjo është një pyetje mjaft teorike sepse ne shpresojmë që të kemi një reformë të sistemit zgjedhor dhe unë nuk mund të jap që tani konkluzionet e mia për një reformë që nuk është përmbyllur ende.
Sikurse ju e dini ekziston një komision parlamentar për çështjen e reformës zgjedhore, i cili ka afatin e vet deri në datën 21 Mars. Ky komision do paraqesë rezultatet e punës së tij përpara parlamentit, përpara Kuvendit dhe në momentin që do të merret vendimi në lidhje me këto rezultate atëherë mund të shprehemi.
A është momenti për të ndërhyrë në Kushtetutë?
Sigurisht që ne deri më tani nuk kemi parë rekomandimet konkrete, se nuk kemi mbërritur deri në atë pikë sa të ndjekim me vëmendje këtë proces, por është sigurisht e qartë që ne kemi interes që procesi i reformës zgjedhore të jetë një proces sa më i gjërë të jetë i mundur duke përfshirë sa më shumë interesa ka edhe një set të gjerë rekomandimesh të OSBE.
Pra është një proces që ne do vijojmë ta ndjekim në vazhdimësi. /ZOOM.AL/
Një mburojë e lartë raketore izraelite po “shkon” drejt Evropës, ku kërcënimi rus rritet