Aplikacion
Ai theksoi se Qeveria nuk ka bërë asgjë dhe se sektori i ndërtimit është sektori i preferuar për pastrimin e parave.
“Kosto e jetesës rritet çdo ditë për shqiptarët. Çmimet e produkteve të shportës shumë më ët larta në krahasim me fqinjët dhe BE.
Pagat e pensionet shumë herë më të ulëta. Qeveria nuk ka marrë asnjë masë për të ndihmuar pensionistët apo grupet në nevojë. 27 përqind më e lartë kostoja se në Kosovë.
Varfërimi i shqiptarëve dhe përqendrimi i ekonomisë përmes oligarkisë, mbetet i vetmi qëllim i qeverisë. Sektori i ndërtimit, sektori i preferuar për pastrimin e parave”, tha Meta.
Ish-presidenti prej ditësh ka intensifikuar aksionin politik të partisë, me konferenca të shpeshta për shtyp dhe takime në rrethe me degët e partisë dhe qytetarët. /ZOOM.AL/