Aplikacion
Dikur si kundërshtar të fortë, tashmë Thaçi tha se ka raporte të mira me Ahmetin, por se nuk janë ende bashkëpuntorë me BDI-në.
Thaçi ka komplimentuar për punën e tyre, duke i quajtur se ata punojnë si “një arrë e fortë e organizimit politik të shqiptarëve”.
“BDI-ja dhe zoti Ahmeti funksionojnë si arra e fortë e organizimit politik të shqiptarëve, pse do të thoni ju? Për shkak se ne të tjerët krejt kemi nga një apo dy deputetë dhe vetëm BDI-ja është një strukturë e fuqishme e organizimit politik”, ka thënë ai.
Thaçi poashtu ka folur për opozitën në Maqedonin e Veriut, ku i ka quajtur ata si një opozitë të rrejtshme për shqiptarët.
Gjithashtu ka komentuar edhe zgjedhjet presidenciale, ku ka thënë se ka edhe topa tjera për të krisur për kandidatin nga Opozita e Bashkuar Shqiptare për president të Maqedonisë së Veriut, Arben Taravari.
“Po shikoni se unë kam edhe topa tjerë për të krisur, jo vetëm turqisht që flet, po sikur të ju them se kryetari i një partie shqiptare flet serbisht apo është ma e lehtë me dëgju që flet turqisht dhe jo serbisht”, ka thënë ai. /ZOOM.AL/
Një mburojë e lartë raketore izraelite po “shkon” drejt Evropës, ku kërcënimi rus rritet